Celebrities Live From Tirana

Elhaid Cufi: “Kam krijuar dashuri platonike për ato që shkruaj”

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth poezisë ishte i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike Elhaid Cufi, një fenomen i poezive në rrjetet sociale. Kur ka filluar të shkruajë Elhadi, ai na tregon më shumë vetë:

Kam nisur të shkruajë kur nuk kishte akoma rrjete sociale, ka pasur po nuk i kam njohtur, ndërsa për të postuar ka 10 vjet. Viral jam bërë hap pas hapi, pata shkruar një shprehje për nënën dhe u shpërnda pafund. Po përgatitem për dy libra të mi, njëri roman dhe tjetri vetëm me poezi që quhet “Femnat”. Romani pastaj flet për tema sociale dhe ka 12 kapituj. Librat parashikohet të dalin me 15 prill. 

Elhadi shkruan edhe tekste këngësh të cilat janë bëre hite, por si ka qenë kjo eksperiencë për të?

Tekstet që kam bërë kanë nisur para 3-4 viteve, por nuk e kam parë shumë veten te tekstet muzikore. Këngët sot nuk duan shumë figura letrale apo metafora, duan gjëra të thjeshta.

Më i spikatur në rrjete sociale për poezi është edhe Albatros Rexha, a njihet Elhaidi me të dhe çfarë marrëdhënie ka?

Pasazhe kam lexuar nga ai, nuk e njoh, veçse virtualisht. Njihemi nga skajet e horizonteve (qesh). Njerëzit sot nuk kanë durim për të lexuar kapituj. Edhe unë vetë nuk kam durim të lexoj 20 faqe kapituj. Kam krijuar dashuri platonike për ato që shkruaj, jo për mua sepse më njohin thjesht si emër jo si pamje(qesh). Burimet për të shkruar mund t’i gjesh nga të gjitha anët e realitetit ku jetojmë.