Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali nga Prishtina paralajmëroi se gjatë këtij viti do të ketë një mbledhje të përbashkët të dy qeverive.
Në konferencën e përbashket me homologun Glauk Konjufca, Spiropali deklaroi se në mbledhjen e ardhshme do të diskutohen marrëveshjet që janë duke u implementuar, por edhe marrëveshje të tjera të reja.
“Sigurisht biseduam edhe për takimin e përbashkët të dy qeverive. Ka ardhur koha që brenda 2026 të kemi një takim të përbashkët në Shqipëri ose Kosovë, ku do të diskutohet të gjitha marrëveshjet, që janë duke u implemntuar, por edhe mundësinë për marrëveshje të reja”, tha ministrja e Jashtme.
Ndërsa e pyetur se kush e ka mbështetur më shumë drejtësinë për ish krerët e UÇK-së, Shqipëria apo Kosova, Spiropali u përgjigje:
“Ne nuk jemi në garë se kush i ka mbrojtur më shumë të drejtat, por jemi në test të koordinimit dhe harmonizimit të qëndrimit tonë jo vetëm drejtësisë ndërkombëtare në Hagë, por edhe qëndrimit tonë kombëtar mbi luftën e UCK dhe mbi legjitimitetin e asaj lufte dhe mbi të drejtën e këtij populli për të mbrojtur me forcë të drejtën ndërkombëtare në nivele më të larta. Këtë e kemi bërë dhe do ta bëjmë. Shpresojmë që gjykatësit në Hagë ti përgjigjen thirrjes së drejtësisë dhje jo thirrjes së prokurorëve që ne gjykojmë se në nuk i kanë bërë drejtësi me pretencën e tyre. Ne do ta ngrenë zërin kudo, ashtu si Rama bëri në Bordin e Paqes, në KiE dhe kudo tjetër”.