Elon Musk duker se është bërë baba për herë të 13-të, duke zbuluar lidhjen e tij me influenceren konservatore 26-vjeçare, Ashley St Clair.
Ky lajm u bë publik nga St Clair vetë në një postim në rrjetin e tij social, X, gjatë festës së Shën Valentinit.
Ajo theksoi se kishte lindur një fëmijë pesë muaj më parë, duke zbuluar se Musk ishte babai i foshnjës.
Bukuroshja 26 vjeçare ka treguar se e kishte mbajtur lajmin të fshehur për të ruajtur privatësinë dhe sigurinë e fëmijës, por tha se tani e ndjeu se media po e ekspozonte gjithsesi.
Musk reagoi me një emoji qeshjeje për komentet që lidhnin lindjen me një “mision anësor” të tij.
Sipas raportimeve, St Clair jeton në një apartament luksoz në Manhattan dhe është e njohur për lidhjet e saj me grupe të ekstremit të djathtë.
Ajo ka dy fëmijë, përfshirë foshnjën e Musk, dhe është përfolur për lidhjen e saj me të pas mesazheve publike të shkëmbyera në rrjetin X.
St Clair ka mbajtur një profil të ulët gjatë shtatzënisë dhe ka marrë masa të larta sigurie, duke instaluar kamera dhe kërkuar konfidencialitet.
Musk ka tashmë 12 fëmijë nga tri gra të tjera, dhe vazhdon të jetë një figurë e diskutueshme, si për jetën e tij profesionale, ashtu edhe për atë private.
Ai ka shpallur vazhdimisht dëshirën për të pasur një familje të madhe dhe beson se shoqëria duhet të shtojë popullsinë për të mbijetuar.