Gossip Showbiz

Elon Musk reagon për herë të parë rreth lajmin se është bërë baba për herë të 13-të!

Elon Musk mbajti një heshtje të pazakontë pas deklaratës së shkrimtares 31-vjeçare, Ashley St. Clair, e cila zbuloi se ajo ka lindur një fëmijë me themeluesin e Tesla-s pesë muaj më parë.

St. Clair, në një postim, tha se vendosi të mbante këtë informacion të fshehtë për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e fëmijës së saj, por duke parë se mediat skandaloze po përpiqen ta zbulojnë, ajo e ndau publikisht këtë lajm.

Ajo kërkoi nga mediat që të respektojnë privatësinë e fëmijës dhe të mos shpërndajnë informacion rreth kësaj çështjeje, duke theksuar se do të përqendrohej tek familja dhe do të merrte një pauzë nga media.

Përmes një postimi në X, përfaqësuesi i St. Clair, Brian Glicklich, konfirmoi se dyshja ka arritur një marrëveshje për rritjen e fëmijës. Elon Musk, në reagimin e tij, shkroi “Uau”, pas një postimi që sugjeronte se Ashley kishte pasur një plan të gjatë për të lidhur emrin e tij me këtë ngjarje.

St. Clair më pas iu përgjigj duke kritikuar Musk për reagimin ndaj “shpifjeve”, duke thënë se ata kishin tentuar të kontaktonin me të, por pa sukses.

Musk, që ka 12 fëmijë nga lidhje të ndryshme, përfshin pesë fëmijë nga martesa e tij me Justine Wilson, tre fëmijë me Grimes dhe binjakë me Shivon Zilis.