Lufta mes Donald Trump dhe Elon Musk ka arritur një kulm të ri, pasi Musk deklaroi në platformën X se presidenti amerikan është përmendur në dosjet e miliarderit pedofil Jeffrey Epstein.
Kjo erdhi menjëherë pasi Trump kërcënoi se do t’i anulonte të gjitha kontratat qeveritare të kompanive të Musk, duke thënë:
Ndërpresim subvencionet dhe kursejmë miliarda.

Musk reagoi ashpër, duke e quajtur Trump një gënjeshtar dhe duke shtuar:
@realDonaldTrump është në dosjet e Epstein. Prandaj nuk janë bërë publike. E vërteta do të dalë.
Trump ka pasur një lidhje të njohur me Epstein, të cilin në vitin 2002 e quajti “djalë fantastik”.
Më vonë, ai mohoi çdo marrëdhënie me të. Në vitin 2023, Trump u shpall përgjegjës në një proces civil për sulm seksual ndaj shkrimtares E. Jean Carroll.
Ai është akuzuar edhe nga dhjetëra gra të tjera.
Musk, dikur një mbështetës i fortë i Trump, tani është kthyer në kritik, mes pretendimeve se hyrja e tij në qeveri kishte për qëllim sigurimin e kontratave për SpaceX dhe Tesla.