Bota

EMA: Ja lidhja mes AstraZeneca dhe mpiksjes së gjakut

Agjencia Evropiane e Barnave EMA ndryshon qëndrim për vaksinën e Oksfordit. Në një intervistë dhënë sot për gazetën italiane Il Messaggero, kreu i vaksinave në EMA Marco Cavaleri pohoi se ka lidhje mes vaksinës AstraZeneca dhe rasteve me mpiksje gjaku që kanë ndodhur në disa shtete të botës ku është aplikuar kjo vaksinë. Megjithatë zyrtari i lartë shtoi se në raport me përfitimin, dëmi është i papërfillshëm.

“Sipas mendimit tim, ne mund ta themi tani që është e qartë se ka një lidhje me vaksinën. Por ne ende nuk e dimë se çfarë e shkakton këtë reagim u shpreh Cavaleri.

Në intervistën e tij, shefi i EMA-s për vaksinat deklaroi se “orët apo ditët në vijim, do të pranohet zyrtarisht që ka një lidhje, por fillimisht duhet ende të kuptohet çfarë e shkakton mpiksjen e gjakut.

Pasi disa vende pezulluan përdorimin e vaksinës, përfshirë Italinë, Gjermaninë, Francës, EMA deklaroi se përfitimet i tejkalojnë rreziqet ndaj vaksina e AstraZeneca duhet të qëndrojë në përdorim.Ndërkohë Britania vazhdon ta përdorë vaksinën e saj, dhe deri më tani ka vaksinuar pothuajse 60% të popullsisë. Edhe Shqipëria nuk e ka ndaluar për asnjë moment procesin me vaksinën britaniko-suedeze.

Megjithatw sipas Agjencisë Evropiane të Barnave, një lidhje shkak-pasojë mes mpiksjeve të gjakut dhe vaksinës është e mundur ndaj dhe pritet një vlerësim i përditësuar këtë javë.

“Ne po përpiqemi të marrim një pasqyrë të saktë të asaj që po ndodh, për të përcaktuar në detaje këtë sindromë për shkak të vaksinës,” tha Cavaleri.