Cassie dëshmoi se në festën e saj të 21-vjetorit në Las Vegas, Diddy kishte ftuar Spears dhe producentin Dallas Austin.
Ajo tha se ishte në atë festë ku Combs e puthi për herë të parë, gjë që e tronditi dhe e bëri të qante, pasi lidhja e tyre deri atëherë ishte platonike.
Cassie pranoi se ndonjëherë ishte ndjerë si “e dashura për fantazitë” e Diddy-t dhe jo partnerja e tij e plotë. Gjykatësi ka urdhëruar që marrja e saj në pyetje të përfundojë brenda kësaj jave.