Në gjyqin federal ndaj Diddy-t për trafik seksual në Nju Jork, prokurorët kanë bërë akuza të rënda ndaj artistit, duke e përshkruar si organizator të “festave seksuale” abuzive dhe të dhunshme, të njohura si “Freak Off”, ku viktimat përfshiheshin në veprime ekstreme dhe degraduese.
Sipas prokurores Emily Johnson, Diddy detyroi Cassie Venturën të kryente marrëdhënie seksuale me meshkuj eskortë, ndërsa ai i shikonte dhe i filmonte.
Në një rast, ai urdhëroi një eskortë të urinojë në gojën e Cassie-t.
Festa të tilla ishin të organizuara me kujdes nga stafi i tij, duke përfshirë pagesa me para cash, shpërndarje drogash dhe përgatitje të dhomave me ndriçim dhe lubrifikantë.
Përveç Cassie-t, është përmendur edhe një tjetër viktimë, një nënë beqare e quajtur “Jane Doe”, e cila u mashtrua dhe më pas u detyrua të marrë pjesë në “Freak Off”-a pa mbrojtje dhe nën efektin e drogave.
Ajo është përballur me të njëjtat forma shantazhi dhe dhune si Cassie.
Prokurorët pritet të thërrasin si dëshmitarë edhe ish-asistenten personale të Diddy-t, Mia, e cila pretendon se ai e ka ngacmuar seksualisht, si dhe disa nga eskortat e përfshira.
Diddy përballet me 5 akuza federale, përfshirë trafik seksual, transport për prostitucion dhe konspiracion mafioz.
Ai ka mohuar çdo akuzë, ndërsa mbrojtja pretendon se të gjitha veprimet kanë qenë konsensuale.