Cassie Ventura ka dhënë një tjetër dëshmi tronditëse në gjyqin kundër Diddy-t, duke rrëfyer se ai e përdhunoi në dyshemenë e shtëpisë së saj pas ndarjes dhe se ajo më pas tentoi të vriste veten për shkak të dhimbjes së thellë që ndiente.
Në sallën e gjyqit, Cassie tregoi se në gusht të vitit 2018 ata ishin takuar në një restorant në Malibu për një bisedë “mbyllëse”, me qëllim mbylljen përfundimtare të marrëdhënies së tyre.
Sipas saj, Diddy ishte sjellë mirë dhe romantik gjatë darkës, por situata ndryshoi kur e shoqëroi në shtëpi.
Sytë e tij u bënë të zinj
Ajo tha se qau gjatë aktit, por ai nuk ndaloi dhe madje nuk dukej të kishte vënë re që ajo po qante.
Ai përfundoi marrëdhënien seksuale, u ngrit dhe u largua pa thënë asgjë.
Në atë kohë, Cassie ishte në një marrëdhënie me Alex Fine — i cili sot është bashkëshorti i saj.
Këngëtarja rrëfeu gjithashtu se pati edhe një marrëdhënie tjetër seksuale me Diddy pas përdhunimit, por këtë herë me pëlqimin e saj.
Kur u pyet nga prokuroria pse pranoi të kishte sërish marrëdhënie me të, ajo tha se kishin qenë bashkë për 10 vite dhe ishte e vështirë të shkëputej emocionalisht.
Dëshmia e Cassie mori një kthesë edhe më emocionale kur ajo foli për trajtimin në rehabilitim dhe terapinë për traumën në shkurt të vitit 2023.
Ajo rrëfeu se kishte filluar të përjetonte episode të rënda ankthi, rikthime të ngjarjes së përdhunimit dhe mendime vetëvrasëse.
Arrita në pikën që nuk doja më të jetoja
Cassie tha se kishte tentuar të dilte në rrugë për t’u hedhur përpara makinave, por bashkëshorti i saj, Alex, e kishte ndaluar në momentin e fundit.
Cassie kishte përmendur përdhunimin edhe në padinë e saj të nëntorit 2023 kundër Diddy-t, një çështje që u mbyll vetëm 24 orë më vonë pasi ajo pranoi një marrëveshje prej 20 milionë dollarësh me Diddy-n dhe kompanitë e tij.
Dëshmitë e Cassie po tronditin opinionin publik, ndërsa çështja ndaj Diddy-t merr përmasa gjithnjë e më serioze.