Rajoni

Ende dilemë në Greqi për emrin “Maqedonia e veriut”

Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjes së emrit ka hyrë në fazën e fundit të zbatimit. Por, reagimet e shumta të ditëve të fundit në Athinë kanë ngritur dilema nëse ajo do të zbatohet nga pala greke. Partia e grekëve të pavarur, një nga forcat politike me ndikim në qeverinë e Alexis Tspiras, ka kërcënuar të mos e mbështesë ratifikimin e marrëveshjes. Sa i përket Shkupit, marrëveshja pritet të votohet në seancën plenare, e parashikuar të mbahet më 9 janar 2019.