Bota

“Epstein”, Trump: Dokumentet e publikuara hedhin poshtë akuzat ndaj meje!

Presidenti amerikan, Donald Trump, reagoi pas publikimit të dokumenteve të fundit të dosjes së Jeffrey Epstein-it, duke pretenduar se e kanë liruar nga akuzat për lidhjet e tij me financierin e dënuar për krime seksuale.

Unë nuk i kam parë personalisht, por disa njerëz shumë të rëndësishëm më thanë se jo vetëm që më shfajësojnë, por janë e kundërta e asaj që shpresonte e majta radikale,  u shpreh Trump duke fluturuar për në Florida.

Më parë, shefi i Shtëpisë së Bardhë ka pasur njohje shoqërore me Epstein-in, por pas vdekjes së tij, Trump deklaroi se kishin pasur një përplasje dhe se nuk komunikonin prej 15 vitesh.

Komentet vijnë në kohën kur kryeministri britanik, Keir Starmer i bëri thirrje ish-princit Andrew Mountbatten-Windsor, të dëshmojë para Kongresit Amerikan lidhur me marrëdhëniet e tij me Epstein-in.

Së pari, gjithmonë i jam afruar kësaj çështjeje duke pasur parasysh viktimat e Epstein-it. Viktimat duhet të jenë përparësi kryesore. Sa i përket kërkimit të faljes, kjo është një çështje që i takon Andrew.

Por, sa i përket dhënies së dëshmisë, gjithmonë kam thënë se kushdo që ka informacion duhet të jetë i përgatitur ta ndajë atë në çfarëdo forme që i kërkohet. Nuk mund të jesh i përqendruar te viktimat nëse nuk je i përgatitur ta bësh këtë.

Dokumentet zbulojnë edhe se Epstein kishte sugjeruar organizimin e një darke për Princin Andrew me një ruse “të zgjuar, të bukur e të besueshme”, 26-vjeçare, ofertë ndaj së cilës Andrew qe përgjigjur se do të ishte “i kënaqur” ta takonte.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar mbi tre milion faqe dokumentesh që lidhen me Epstein-in, gjashtë javë pas afatit të përcaktuar nga një ligj i nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump.