Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Tinder vendos filtër për gjatësi
Erdhi fundi për meshkujt e shkurtër. Tinder sapo aktivizoi filtrin më të frikshëm që ka parë njerëzimi. Po po – filtër për GJATËSI! Por qetësohuni, sepse është vetëm për përdoruesit premium – dmth, nëse nuk paguan, s’të diskriminojnë dot.
Kjo s’është më “a të pëlqen karakteri i tij?” – jo jo, tani është: “a është 1.80?”. Ky filtër i ri nuk të heq nga loja, thjesht i sugjeron algoritmit që: “Shfaq një mashkull që del në selfie”.
Por prit – po vajzat që janë 1.60? Statistikisht marrin 60 mesazhe më shumë se ato që janë 1.80. Domethënë… të qenit e shkurtër po pëlqehet, ndërsa për meshkujt e shkurtër? “Next.”
Çuna, mos u mërzitni! Edhe Hinge e ka këtë opsion, dhe jeta vazhdon. Sepse në fund të ditës… gjatësia është vetëm një numër. Ashtu si llogaria bankare.