Aktualitet

Erinda Ballanca mer zyrtarisht detyrën e Avokates së Popullit

4 ditë pasi bëri betimin në Kuvendin e Shqipërisë, sot Erinda Ballanca mori zyrtarisht detyrën e Avokates së Popullit. Para’ardhësi Igli Totozani i bëri prezantimin me stafin e institucionit. Në fjalën përshëndetëse, Ballanca u zotua se do të angazhohet në mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Shqipëri.