FLET - News

Ermal Mamaqi: “Unë e kam zgjedhur artin me dhunë, familja ime nuk donte që…”

“Flet” është një emision i drejtëpërdrejtë  dhe i sinqertë në Top Channel dhe Top Albania Radio. Nën drejtimin e Ilnisa Agollit këtë episod  të katërt ishte i ftuar Ermal Mamaqi ku përmes një  bisede, foli jo vetëm për fillimin e tij në television por edhe për vështirësitë e tij deri tek bisnezi, familja, rikthimi në television dhe kolegët.

Sa nga ne mendon se mund ta manifestojmë fatin që na vjen në jetë?

Mendoj se një nga ato shtytje që mua më kanë cuar përpara ka qenë familja ime mundësia ekonomike e familjes time. Më kanë bërë më të përgjegjshëm dhe unë mendoj se nje burrë bëhet burrë kur ai nevojitet. Unë mendoj se ata kanë qënë një bekim per mua të gjitha mungesat që kam pasur sepse më kanë shtyrë që të eci përpara, dhe të dal përtej asaj që kam pasur mundësi të bëj.

Zgjodhe artin se të mbante gjallë shpirtin apo se të lezetonte portofolin?

Unë e kam zgjedhur artin me dhunë…  ka një cudi të madhe mamaja ime  ka qënë  ekonomiste në bankë gjithë jetën dhe donte  që të bëhesha ekonomist, ky do ishte mallkimi im (qesh). Dhe unë kam shkuar kam bërë provimin e ekonomikut dhe i dija gjërat se e kam mbaruar me 10-ta  8-vjecaren, me shumë dhunë nga të gjitha format po ja dola sepse atëhëre ka qënë me mesatare. Dhe e sabotova këtë provim se kisha studiuar gjithë verën, por ndërkohë kisha mësuar edhe për liceun artistik isha përgatitur me hallën time, dhe konkurrova dhe në lice dhe e fitova liceun. Fitova edhe provimin e ekonomisë edhe më futën edhe në lice duke thënë hajde po e fusim se një vit, dy, me mëndje se më vonë do e heqim, po unë nuk ika madje mbarova edhe për kanto.