Gossip Live From Tirana

“Është fantastike”/Grimierja shqiptare tregon takimin me Monica Bellucci: E kam grimuar dy herë, më kërkonte mendim…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Sonila Velja, një grimiere shqiptare e cila ka korrur sukses në Itali, duke punuar me disa nga yjet më të njohur si Belen Rodriguez, Monica Bellucci apo Elettra Lamborghini.

Gjatë intervistës ajo ka treguar eksperiencën e saj me personazhet e njohur, duke treguar detaje nga personaliteti i tyre.

Monica Bellucci-n sa herë e ke grimuar?

E kam grimuar dy herë.

Si ka qenë eksperienca me të?

Fantastike. Unë e adhuroj se është shumë e thjeshtë. Të vë në qetësinë tënde maksimale, pa komplekse. Herën e parë në Festivalin e Venecias më thirrën për të shkuar te dhoma e saj dhe më tha ‘zemër ky është fustani, mund të zgjedhësh ti se çfarë më shkon mua’.

Më tha ‘më bëj thjeshtë, jo shumë të ngarkuar se nuk më pëlqen’. Sikur ishim shoqe. Madje më thoshte ‘çfarë perle mund të vendos?’.

Të kërkonte mendim?

Po.