Seriali “Lupin”, i ndjekur nga 100 milionë njerëz në Netflix, do të ketë një sezon të ri, xhirimet e të cilit filluan në Paris. Shumë nga ndjekësit deklaruan se u dashuruan me serialin që pas pesë minutave të para të episodit të parë. Seriali u transmetua për herë të parë në vitin 2021 dhe rolet kryesore u luajtën nga Omar Sy, Ludivine Sagnier dhe Clotilde Hesme. Historia përqendrohet te Assane Diop, i cili është frymëzuar nga historitë e hajdutit të famshëm dhe imagjinar Arsene Lupine, i cili bëhet një kriminel i aftë.
Përmbledhja thotë se Assane u angazhua në hakmarrje kundër një familjeje të pasur që i kishte bërë padrejtësi babait të tij. Seriali u krijua nga George Kay dhe Francois Uzan dhe që nga fillimi ka arritur 99.5 milionë shikime në Netflix. Deri më tani, janë prezantuar tre sezone të serialit dhe në vitin 2022 “Lupin” u nominua për çmimet Golden Globe dhe Emmy. Sezoni i katërt i serialit është në përgatitje e sipër dhe sipas Tudum, xhirimet kanë filluar tashmë në Paris.
Ju rikujtojmë se Stephen Graham, aktori i cili luante babain e Jamie në serialin “Adolescence” ka shprehur këndvështrimin e tij lidhur me sezonin e dytë. Seriali, i cili nuk pritj të kishte këtë sukses, ka arritur mbi 100 milionë shikime në Netflix dhe producentët po bisedojnë lidhur me “Adolescence 2”. “Është ende një mundësi”-tha Graham për Variety.
Megjithatë, është i vetëdijshëm se ky lloj suksesi nuk vjen dy herë. “Kjo ndodh një herë në jetë. Nëse do ta vazhdonim, do të më pëlqente ta vazhdoja? Plotësisht me një histori të re? Po”-thotë ai. Me gjasë, do të përqendrohen në një familje të re. Ajo e Katie duket se përjashtohet, edhe pse në serial ishte një këndvështrim që nuk u shfaq.