I ftuar në episodin e radhës të “Flet”, ka qenë kirurgu plastik Robert Renxa. Ai ka folur më shumë për ndërhyrjet estetike, çfarë preferojnë më shumë shqiptarët, por dhe duke treguar disa të pathëna…
Ke refuzuar ndonjëherë ndonjë kërkesë që të është bërë për të bërë një kërkesë të caktuar?
Kam refuzuar po ndonjëherë them jo, pse të iki nga duart e mia. Kur pse jo ti mund t’i bësh një ndërhyrje minimale dhe prapë ta mbash si pacient. Në qoftë se një paciente të vjen dhe të kërkon një gjë për të bërë dhe ti nuk ia plotëson dëshirën dhe shkon në një mjek tjetër realisht pse duhet të rrëshkasi nga duart e mia.
A është estetiksa një luks?
Nuk ka njerëz të shëmtuar, ka vetëm njerëz të varfër. Kjo është shumë e gabuar ta thuash, por estetika është luks. Pjesa e estetikës nuk përfshin vetëm injeksionet, por përfshin edhe qerpikët fallco, ngjyrën e flokëve, rrobat e shtrenjta.