Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, duke rrëzuar ankimin e tij në kuadër të dosjes SASPAC.
Vendimi u dha këtë të mërkurë nga gjyqtarja Miliana Muça, e cila miratoi vendimin nr. 362, datë 25 maj 2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.
Beqaj kishte kërkuar zëvendësimin e masës “arrest në burg” me “arrest në shtëpi”. Një alternativë e sugjeruar prej tij ishte edhe zëvendësimi i masës me atë të “garancisë pasurore”, duke propozuar shumën 2 milionë lekë ose një shumë tjetër që gjykata do ta vlerësonte të përshtatshme.
Apeli i GJKKO vendosi të miratojë vendimin e Shkallës së Parë, duke e lënë në fuqi masën aktuale të sigurisë.