Fansat e zemëruar me rrjedhën e ngjarjeve të sezonit të 8-të të “Game of Thrones” po mundohen të marrin situatën nën kontroll.
Një numër i madh ndjekësish janë bërë pjesë e një peticioni online ku i kërkojnë shkrimtarëve të këtij seriali të mblidhen për të rishkruar të gjithë sezonin e fundit të tij.
Deri tani janë mbledhur mbi 640 mijë vota për riprodhimin e sezonit të 8-të pasi për shikuesit e zjarrtë të “Game of Thrones” seritë e reja nuk kanë aspak kuptim.