Gossip Showbiz

Fansat e shqetësuar, çfarë ndodhi me Instagramin e Gjestit?

Vetëm disa ditë pasi u shpall fitues i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, Gjesti po shijon jetën e tij të re jashtë shtëpisë së famshme dhe ka nisur angazhimet e para në karrierë.

Në një lëvizje që ka ngjallur kureshtje, artisti ka fshirë të gjitha postimet e mëparshme nga profili i tij në Instagram, pa dhënë ndonjë arsye.

Po ashtu, ai ka ndryshuar edhe fotografinë e profilit, duke vendosur një imazh të ri, duke lënë të kuptohet se mund të jetë duke nisur një kapitull të freskët në jetën dhe karrierën e tij.

Paralelisht, Gjesti ka filluar përgatitjet për projekte të reja muzikore dhe ka mbajtur tashmë koncertin e tij të parë pas daljes nga BBVIP. Ai gjithashtu ka paralajmëruar bashkëpunime me emra të njohur të estradës.

Fituesi i BBVIP është shprehur me krenari për suksesin e tij, duke thënë:

Unë Big Brother e fitova, më njeh e gjithë bota – jam krenar