Vetëm disa ditë pas triumfit në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”, Gjesti ka nisur të fokusohet plotësisht në karrierën muzikore.
Në mbrëmjen e së shtunës, gjatë emisionit “Post Big Brother VIP Albania”, ku nuk munguan debatet dhe zbulimet për projektet e reja, këngëtari konfirmoi se së shpejti do të sjellë materiale të reja për fansat e tij.
Pak minuta më parë, përmes një InstaStory, Gjesti paralajmëroi se një projekt i ri muzikor mund të publikohet më shpejt se sa pritej, duke rritur pritshmëritë e publikut. Në foto ai ka shkruar:
A ju ka marrë malli për (muzikë)
Ndërkohë, një tjetër bashkëpunim i shumëpritur është ai mes Rozana Radit dhe Noizy-t, të cilët kanë konfirmuar se po punojnë për publikimin e këngës “Mr. Yesterday 2”, një rikthim që pritet me entuziazëm nga adhuruesit e tyre.