Reperi italian Fedez ka zyrtarizuar lidhjen e tij të re me stilisten Giulia Honegger. Ai postoi në Instagram disa foto të ëmbla me partneren, ku shihen duke shijuar pushimet së bashku, me duart e bashkuara në formën e një zemre dhe buzëqeshje të qarta përpara kamerës.
Në një tjetër foto, Giulia shihet e shtrirë në bikini, ndërsa mbështet kokën në shpatullën e Fedez, duke vështruar drejt objektivit përmes një filtri me zemër të vizatuar.
Çifti po kalon verën bashkë mes detit dhe momenteve romantike. Ata janë parë fillimisht në Marina di Pietrasanta dhe më pas në Sardenjë me miqtë, ku u kapën për herë të parë edhe nga paparacët.
Konfirmimi i lidhjes vjen pak ditë pas finalizimit të divorcit të Fedez me Chiara Ferragni.
Ndërkohë, Chiara është parë sërish me Giovanni Tronchetti Provera, duke përforcuar thashethemet se lidhja e tyre mund të mos ketë përfunduar asnjëherë. Tani, si Fedez ashtu edhe Chiara, po jetojnë hapur jetët e tyre të reja pas ndarjes.