Macaulay Culkin ka folur hapur për arsyet që e shtynë të largohej nga aktrimi në kulmin e famës, kur ishte ende adoleshent. Aktori, i cili nisi karrierën që në moshën 4-vjeçare me role në seriale si The Equalizer dhe filma si Rocket Gibraltar dhe Uncle Buck, u shndërrua shumë shpejt në një nga fëmijët më të famshëm në botë.
Suksesi i madh erdhi me rolin ikonik të Kevin McCallister në Home Alone dhe Home Alone 2, që e bëri një yll global dhe jashtëzakonisht të pasur.
Megjithatë, pas filmit Richie Rich në vitin 1994, Culkin u zhduk papritur nga skena e Hollywood-it, një vendim që në atë kohë habiti publikun.
Edhe pse gjatë viteve është shfaqur herë pas here në projekte të ndryshme, aktori pranon se është “teknikisht i tërhequr” nga aktrimi.
Unë tërhiqem dhe nëse gjej diçka që më pëlqen, kthehem, e bëj dhe pastaj largohem sërish. Çdo rol për mua është i fundit
-shpjegon ai.
Sipas Culkin, arsyeja kryesore e largimit ishte presioni i madh familjar, veçanërisht nga babai i tij, si edhe dëshira për të jetuar një adoleshencë normale.
Shkova në shkollë të mesme, u dashurova, u deha për herë të parë, gjëra normale që nuk i kisha përjetuar
-rrëfen ai.
Sot, Macaulay Culkin zgjedh me kujdes vetëm role që i pëlqejnë vërtet, si pjesëmarrja e tij në serialin Fallout.
Arsyeja pse e bëj tani është thjesht sepse më pëlqen. Pagesa dhe kënaqësia, kjo është arsyeja pse pranoj një rol
-përfundon ai.