Politikë

Festa e Grupit Parlamentar të PS në Berat, Top Channel zbulon kush ishte dhe kush mungoi!

Taulant Balla organizoi në Berat, me ndihmën e ish kryebashkiakut Ervin Demo, festën e fundvitit të grupit parlamentar të PS.  Dy burime nga brenda grupit të PS, i thanë Top Channel se në këtë   festë nuk mori pjesë kryesocialisti Edi Rama. Nuk dihet arsyeja.

Krahas të paktën 10 deputetëve të tjerë nga grupi PS, që munguan,  ishte edhe deputetja e qarkut Fier, njëherazi zëvendëskryeminstrja, Belinda Balluku.

Një burim nga grupi i PS në kushtet e anonimatit e përshkroi festën “si një event për ti dhënë  një atmosferë normaliteti këtij fund viti, paçka një situate jo edhe aq “rozë” për PS”.

Kjo ishte festa e parë e një formati të gjerë të grupit të PS ku gati 60% e tyre për herë të parë janë ulur në parlament si deputetë të kësaj force politike.

LEXO EDHE: Kuvendi e PD ‘sherr’ për USB-në me provat për arrestimin e Ballukut! Peleshi: Sekret hetimor! Opozita: Po mbroni Ramën!