Showbiz

Festa e Krishtlindjes së Jennifer Aniston, Brad Pitt shfaqet sërish

Kurrë nuk do të mundemi të mos flasim për ish-çiftin e famshëm Brad Pitt dhe Jennifer Aniston pasi së fundmi ata janë parë disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

“Ace Showbiz” shkruan se aktorja e “Friends”, organizoi një festë private Krishtlindjeje në shtëpinë e saj, vetëm me miqtë më të afërt dhe Brad Pitt ishte i pranishëm.

Ajo që i bëri përshtypje të gjithëve ishte fakti se ylli hollivudian erdhi i pari në këtë festë dhe u largua i fundit nga shtëpia e Aniston rreth orën 11:00.

Ende nuk dihet nëse mund të ketë një rikthim mes tyre por një gjë është e sigurt, ata kanë lënë pas krahëve të shkuarën dhe tani janë miq të mirë.