Pjesëmarrja e Dua Lipës në festën e këngëtares Lizzo pas “Grammy Awards” nuk i ka bërë të lumtur fansat e saj.
Ashtu si shumë personazhe të njohur të industrisë së muzikës dhe Hollywood që ishin të ftuar në festën e Lizzo në një klub striptizmi ishte edhe Dua Lipa e cila ka marrë jo pak kritika.
Një video e këngëtares ku shfaqej duke i hedhur para një striptisteje teksa kërcente është komentuar negativisht nga fansat e saj të cilët u shprehën se do të donin që Dua të mos ishte e pranishme.
Sipas tyre veprimi i këngëtares ishte i tepruar megjithëse ajo ende nuk ka reaguar kundrejt këtyre kritikave. Sakaq një pjesë e publikut u shpreh se dhe Dua ashtu si shumë vajza të tjera është e lirë të festojë një klub striptizmi dhe hedhja e parave është një veprim normal madje disa e kanë quajtur veprim feminist.