Sport

FIFA miratoi formatin e ri të Botërorit për Klube, starton nga viti 2021

Federata Botërore e Futbollit miratoi formatin e ri të Botërorit të klubeve, që do të nisë të zbatohet në vitin 2021. Ky turne parashikon pjesëmarrjen e 24 klubeve, do të zhvillohet një herë në 4 vjet dhe do të zëvendësojë Kupën e Konfederatave. Në mbledhjen e Këshillit të FIFA u mor edhe vendimi i aplikimit të sistemit VAR në Botërorin e Futbollit të Femrave që do të zhvillohet këtë vit në Francë.