Finalja e madhe e Big Brother VIP Albania u mbyll me emocione të forta, ndërsa Armir Shahini, i njohur për publikun si Miri, u rendit në vendin e dytë, shumë pranë fitores.
Menjëherë pas përfundimit të spektaklit, këngëtari i grupit West Side Family reagoi për herë të parë në rrjetet sociale, duke ndarë një mesazh falënderimi për të gjithë ata që e mbështetën gjatë këtij rrugëtimi.
Ai e përshkroi eksperiencën si një periudhë plot sfida, emocione dhe mësime të rëndësishme, ndërsa theksoi se mbështetja e fansave ka qenë forca e tij më e madhe.
Ju falenderoj nga zemra të gjithë njerëzit e mi të afërt dhe fansat për mbështetjen e jashtëzakonshme që më dhatë gjatë këtij rrugëtimi plot sfida dhe emocione. Jam thellësisht mirënjohës për këtë eksperiencë dhe për dashurinë e pakushtëzuar që më keni falur në çdo moment
-shkroi ai, duke i emocionuar ndjekësit.
Krahas mesazhit, Miri publikoi edhe një video me momente të veçanta nga qëndrimi i tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke rikthyer kujtime nga rrugëtimi që e çoi deri në finale.
Ndërkohë, fitues i këtij edicioni u shpall Selin Bollati, e cila arriti të fitojë zemrat e publikut dhe çmimin e madh.