Aktualitet

Flakët në vend, operacione nga toka dhe ajri në 14 zona në mbarë vendin!

Forcat e Armatosura të Shqipërisë, me strukturat e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe emergjencat civile vendore, vijojnë të jenë të angazhuara në terren për të përballuar vatrat e shumta të zjarrit që kanë përfshirë vendin. Sipas të dhënave zyrtare, sot janë angazhuar 953 efektivë, 56 mjete zjarrfikëse, 4 helikopterë, si dhe një avion Canadair nga Italia, në kuadër të ndihmës së Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile.

Operacionet nga toka dhe ajri janë përqendruar në zonat më të prekura nga zjarret, përfshirë:

Parku Kombëtar i Lurës – Dibër

Zall Gjoçaj – Mat

Qafë Buall – Bulqizë / Plan i Bardhë – Klos

Kalasë – Delvinë

Markat – Konispol

Piqeras&Sasaj – Himarë

Fang&Kulme – Rrëshen

Dishnicë – Korçë

Parku i Prespës – Pustec

Fushëbardhë&Skërficë – Gjirokastër

Dragobi&Mali i Shkëlzenit – Tropojë

Shëngjergj – Tiranë

Kuç – Vorë / Shetel – Shijak

Bjeshka e Rahovicës – Malësi e Madhe

Situata në shumë prej këtyre vatrave paraqitet e vështirë për shkak të terreneve të thyer dhe temperaturave të larta, që favorizojnë përhapjen e flakëve. Ndërhyrjet po vijojnë me intensitet për të mbajtur nën kontroll rrezikun për banesat dhe mjedisin natyror.