Publikohen pamjet se si nisi zjarri në pallatin e kompleksit “Arlis” pranë QSUT-së
Siç shihet edhe në pamjet e siguruara për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha, zjarri nis fillimisht nga kartonët e një marketi, e në vetëm pak sekonda, flakët përfshijnë fasadën e pallatit.
Si pasojë e flakëve 8 persona u asfiksuan nga tymi, mes tyre 6 zjarrfikës dhe 2 qytetarë si dhe u dëmtuan 71 apartamente.
Zjarri në objektet e banimit nuk është një ngjarje e re në sektorin e ndërtimit. Një tjetër fasadë pallati i së njëjtës firmë në vitin 2024 ka marrë flakë, por në atë kohë vatra u lokalizua shpejtë pa shkaktuar dëme të mëdha.
Inxhinieri gjeoded, Romeo Nazarko, thotë se aksidente të tilla ndodhin pasi cilësia e ndërtimit në Shqipëri është jashtë standardeve, kjo sepse në vendin tonë të gjithë mund të ndërtojnë, por të pakët janë ato subjektet që i nënshtrohen lupës së kontrolleve.
“Para 2 vjetësh është djegur fasada në një pallat tjetër po që është ndërtimi i së njëjtës firmë. Dhe këto vijnë si shkak i punimeve të kontrolluara në ndërtim”, Romeo Nazarko, Përfaqësues i Shoqatës së Gjeodetëve të Shqipërisë.
Objekti që u përpi nga flakët nuk ka pas mangësi vetëm cilësinë e fasadës, një tjetër mangësi është edhe mosfunksionim i sistemi mbrojtës ndaj zjarrit.
“Duket se ai sistem nuk ka funksionuar siç duhet. Zjarrëfiksja nuk mund të hyjë në çdo cep të tyre dhe prandaj vendosën këto hidratin që janë si pozicion kanë anën që është e aksessueshme nga zjarrfikëset“, shprehet Rajmond Dervishi, ekspert i sistemit kundra zjarreve.
Projektet e ndërtimit janë gjithmonë të saktë në letër, dhe jo në zbatim ky është konstatim nga eksperineca e specialsitëve të ndërtimit.
“Ndodh nga eksperienca që këto projekte bëhen në mënyrë fiktive”, deklaroi Rajmond Bushati.
Para se kompania të rindërtojë pallatin e djegur ekspertët sugjerojnë zhveshjen e gjithë kompleksit nga materiali jo cilësor i fasadës.
“Materiali tregon se ajo fasadë nuk i reziston zjarrit”, tha Nazarko.
“Për derisa fasada është e njëjta në të gjithë kompleksin atëherë duhet që ajo fasadë me atë material mos të jetë më, sepse në çdo moment në çdo zjarr të kemi sërish këto pasoja”, shton Bushati.