Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se strukturimi i ditës me plane të qarta dhe qëllime të vogla ndihmon në reduktimin e ankthit dhe përmirësimin e gjendjes emocionale.
Sipas tyre, krijimi i listave të përditshme, vendosja e prioriteteve dhe ndarja e kohës për pushim janë teknika të thjeshta, por shumë efikase, për të ruajtur qetësinë mendore dhe ndjenjën e kontrollit mbi jetën e përditshme.
Studimet tregojnë se ankthi shpesh vjen nga ndjesia e mbingarkesës ose mungesës së kontrollit.
Por kur dita ndahet në segmente të menaxhueshme, individët përjetojnë më shumë vetëbesim dhe qetësi, duke shmangur lodhjen mendore.
Për më tepër, menaxhimi i mirë i kohës ndihmon edhe në cilësinë e gjumit, pasi personat që ndihen më produktivë gjatë ditës, kanë më pak shqetësime gjatë natës.