Bota

Foka agresive sulmon një grua dhe një fëmijë në plazh, video bëhet virale!

Një fëmijë dhe një grua u sulmuan nga një fokë në një plazh në Afrikën e Jugut. Ngjarja ndodhi në një plazh të njohur në Cape Town. Video e incidentit tregon njerëzit duke i thënë fokës “sa e lezetshme është”, përpara se kafsha të sulmonte. Një burrë dëgjohet duke bërtitur “Dil nga uji!” ndërsa foka po përpiqej të kafshonte një fëmijë.

@thesicilianwifey

Seal Attacks twice! #cliftonbeach #sealattack #capetownbeach

♬ original sound – The Sicilian Wifey

Dy burra e shpëtuan fëmijën, ndërsa foka u largua nga vendi i ngjarjes. Një tjetër grua u plagos nga foka kur u përpoq ta largonte pa sukses. Më në fund një burrë e hodhi kafshën tutje. Autoritetet në Afrikën e Jugut thonë se ka incidente të tjera të ngjashme.