Sport

Formacioni i mundshëm/ Përfundon stërvitja në stadiumin e Leskovacit, ja rreshtimi me Serbinë!

Kombëtarja ka zhvilluar stërvitjen e fundit në stadiumin “Duboçiça, përpara ndeshjes me Serbinë. Gjatë seancës në stadium mungonte flamuri shqiptar, një shkelje e rëndë e rregullave të FIFA-s dhe UEFA-s, ndërsa forcat policore jashtë impiantit kanë qenë të shumta.

Nga ajo që raporton gazetari i Top Channel, Endi Tufa, formacioni i mundshëm që do të zbresë në fushën e stadiumit “Duboçiça” do të jetë ky: në portë Strakosha. Mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj. Në mesfushë pritet të jetë treshja Asllani, Laçi, Shehu dhe sulmi do të përbëhet nga Broja e Bajrami në krahë që do të mbështesin Manajn në krye të sulmit.

LEXO EDHE: Nesër ndeshja, Sylvinho i kthehet serbit: Mos u merrni me të ardhmen time, ne duam fitoren!

Gjatë seancës së fundit stërvitore në stadiumin “Duboçiça”, mungonte flamuri shqiptar, ndërsa forcat policore vijonin të rrethonin perimetrin e stadiumit.

Ekipi Kombëtar mbërriti në Nish këtë të premte, aty ku u prit nga forca të shumta policore, të cilat shoqëruan skuadrën nga pista e uljes direkte në hotel.

LEXO EDHE: “Kemi ardhur për fitore këtu, as barazim e as humbje”/ Hysaj me synime të qarta para ndeshjes me Serbinë: Po e përjetoj shumë këtë sfidë

Në orën 16:30, trajneri Sylvinho dhe mbrojtësi Elseid Hysaj dolën në konferencë për mediat, të cilët shprehën të njëjtin qëllim, fitoren kundër serbëve.

Digitalb do të sjellë emocionet e ndeshjes Serbi-Shqipëri që luhet nesër në orën 20:45. Kësaj here, emocione për të gjithë. Çdo abonent tokësor i Digitalb-it do të mund ta ndjekë falas përballjen. Por, surprizat nuk ndalen këtu. Në çdo skaj të globit, ndeshja do të jetë pranë jush përmes paketës satelitore dhe aplikacionit Digitalb OTT. Për përballjen e radhës me Serbinë në Leskovac, Digitalb do të sjellë gjithçka, sekondë pas sekonde.