Këtë të shtunë duke nisur nga ora 20:00 në stadiumin ‘Air Albania’ do të zhvillohet miqësorja mes Shqipërisë dhe Luksemburgut. Kjo është sfida e dytë miqësore e kuqezinjve këtë qershor, pasi tre ditë më parë humbën 0-1 kundër Izraelit në Tiranë.
Trajneri Rolando Maran e ka ndeshjen e dytë në stolin e kuqezinjve, ndërsa në konferencën për mediet tha se këto sfida ishin eksperimentale për t’u përgatitur për ndeshjet e Ligës së Kombeve që nisin në shtator.
Italiani do t’i besojë Elseid Hysajt nga minuta e parë, me mbrojtësin shkodran që do të mbajë shiritin në ndeshjen jubile për të, të 100-ën me ekipin kombëtar, më shumë se çdo lojtar tjetër në histori. Sot mungon Anis Mehmeti për shkak të gjendjes gripale.
Historia
Përballja e sotme do të jetë e teta mes dy skuadrave. Në katër raste ka fituar Shqipëria, dy ndeshje kanë folur për Luksemburgun dhe në një rast sfida është mbyllur në barazim. Dhjetë gola ka shënuar Shqipëria në stolin e rivalëve, kundrejt katër të pësuarve.
LEXO EDHE: Sot miqësorja kundër Luksemburgut në Tiranë, ja rrugët që do të bllokohen! Kontrolle për tifozët!
Dy skuadrat takohen pas nëntë vitesh, pasi më 4 qershor të vitit 2017 ishte ndeshja e fundit mes tyre. Luksemburgu fitonte 2-1 miqësoren e shtëpisë.
Formacioni i mundshëm:
Shqipëria (4-3-1-2): Sherri; Hysaj (C), Gjimshiti, Cake, Mitaj; Ramadani, Asllani, Hoxha; Bajrami; Broja, Uzuni Trajner: Rolando Maran
LEXO EDHE: Zyrtare/ Vllaznia bën blerjen e parë, shkodranët prezantojnë Patrik Bardhin!