Lifestyle

Foshnjat shikojnë më gjatë fytyrat që konsiderohen të bukura…

Bebet priren të shikojnë më gjatë fytyrat që u duken më tërheqëse ose më të rregullta simetrike. Kjo ndodh sepse truri i tyre shumë i hershëm është i ndjeshëm ndaj simetrisë së fytyrës, shprehjeve të buta dhe miqësore, kontrastit të qartë të tipareve (sy, buzë, etj.) Kjo nuk do të thotë që bebet e kuptojnë bukurinë si të rriturit, por thjesht që truri i tyre reagon më shumë ndaj modeleve që janë më të lehta për t’u përpunuar dhe që shpesh përkojnë me atë që ne e quajmë “fytyrë e bukur”.

Ndërkaq, rikujtojmë se ekspertët e Forumit Ndërkombëtar të Familjes në Stamboll kanë paralajmëruar për një krizë demografike në rritje pasi nivelet globale të fertilitetit vazhdojnë të shënojnë ulje, duke kërcënuar stabilitetin ekonomik dhe sistemet sociale në mbarë botën. I mbajtur nën temën “Mbrotja dhe forcimi i familjes përballë sfidave globale”, paneli i titulluar “Miti i mbipopullimit: Si kontribuoi një agjendë globale në rënien e popullsisë?” u organizua nga Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqisë. Zv/ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, Lutfihak Alpkan tha se shkalla e fertilitetit të Turqisë ka rënë nga 7 në vitet 1970 në nën 1.5 në ditët e sodit.

“Organizatat ndërkombëtare prej kohësh kanë mbështetur përpjekjet për të reduktuar rritjen e popullsisë. Por kur popullsia e një vendi fillon të tkurret, të njëjtat organizata janë shumë më pak mbështetëse”-tha Alpkan. Serdar Furtuna nga Universiteti Acıbadem Mehmet Ali Aydınlar, në fjalën e tij zbuloi përpjekjet për kontrollin e popullsisë në fondacionet amerikane në vitet 1940. Ai theksoi se një studim i vitit 1963 në Turqi tregoi një hendek të madh midis lindjeve aktuale dhe të atyre të dëshiruara.