Bota

Franca i thotë “po” ndalimit të kafshëve të egra në cirk!

Parlamenti francez veproi dhe miratoi një ligj të ri që ndalon gradualisht përdorimin e kafshëve të egra në cirqet itinerante, një hap ky i konsideruar “historik” lidhur me mbrojtjen e mirëqenies së tyre.

Ligji përfshin specie si luanë, tigra, elefantë e arinj, si edhe është pjesë e një pakete më të gjerë e që parashikon kufizime edhe për mbajtjen e gjitarëve detarë në robëri e për rritjen e vizonëve.

Ndalimi nuk hyn menjëherë në fuqi, por parashikon një periudhë tranzicioni për t’u lejuar cirqeve të përshtatin aktivitetin e tyre.

Masat e para do të hyjnë në zbatim në vitet e ardhshme, duke i dhënë fund përdorimit të kafshëve në shfaqje të detyruara.

Masa është pritur me entuziazëm nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve në Francë e njëherazi ka hapur edhe debatin në vendet fqinje nëse një ndalim i ngjashëm duhet të adoptohet prej tyre po ashtu.