Sport

Franca kërkon trajner, Deschamps: Nuk e di nëse Zidane dëshiron pankinën e kombëtares, por mbetet alternativë!

Didier Deschamps do të ndajë rrugët me Francën, pas përfundimit të Kupës së Botës 2026. Drejtuesit e përfaqësueses po punojnë për të gjetur një trajner, të aftë për të dërguar kombëtaren drejt sukseseve të mëdha.

Tekniku Deschamps, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka folur për gjasat e Francës që të bindë Zidane që të  ulet në pankinën e “Gjelave”.

“Zidane është një kandidat shumë i vlefshëm, i natyrshëm dhe i paparashikueshëm. Nuk e di nëse ai dëshiron të marrë drejtimin e kombëtares. Nuk jam i lodhur apo i rraskapitur, por dua kohën time. Të gjitha gjërat marrin fund në një moment.

Kombëtarja franceze është një gjë e bukur për mua. Kam kaluar aty 25 vite të jetës sime profesionale, si trajner dhe lojtar”, deklaroi Deschamps.

Me herët Federata Franceze deklaroi se Deschamps do të respektojë kontratën deri në Botërorin e 2026-ës.

“Rezultatet janë përgjithësisht pozitive për sa i përket objektivi i vendosur për gjysmëfinale u arrit. Nuk duhet të banalizojmë kurrë një arritje të tillë. Arritja në finale është demonstrimi i një paraqitjeje të nivelit të lartë, që tregon se si skuadra franceze mbetet konkurruese dhe është në elitën e kombeve të mëdha të futbollit. Këtë mëngjes hidhërimi mbetet në gojën tonë, sepse të gjithë e ëndërronim finalen e 14 korrikut, e cila do të ishte një shpërblim fantastik për lojtarët, stafin dhe të gjithë francezët që e ndjekin këtë ekip”, tha Philippe Diallo.