Aktualitet

Francë, gjenden të vdekur në banesë shqiptarët/ Burri qëlloi gruan e veten!

Një çift shqiptarësh 30 dhe 36 vjeç nga Korça, janë gjetur të vdekur në apartamentin e tyre në Rue Général-Paulet në Brest të Francës. Të dy u zbuluan të qëlluar me armë zjarri, pushkë, ndërsa policia dyshon se ka qenë bashkëshorti, i cili fillimisht ka qëlluar për vdekje gruan e tij dhe më pas veten.

Dje rreth orës 16:30, një prej banorëve të zonës telefonoi policinë ku raportoi për dy të shtëna në adresën 101 Rue Général-Paulet. Kur policia ka mbërritur, gjeti të vdekur dy personat dhe pranë tyre një pushkë gjuetie.

Çifti i shqiptarëve gjithashtu ishin prindër të dy fëmijëve, të cilët nuk kanë qenë në shtëpi në momentin që ka ndodhur ngjarja e rëndë. Ndërkaq, hetimet nga autoritetet franceze po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.