Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Frymësueze! Vetëm Cardi B mund të kombinojë flokët me çantat

Cardi B tregoi çantën e saj të re, ngjyrë të kaltër ‘Hermès Birkin’ në Instagram gjatë fundjavës që lamë pas.

Çanta ishte vetëm njëra nga dy prej të cilave ajo shtoi në koleksionin e saj të gjerë të çantave të shtrenjta, por vëmendjen nuk e mori kjo. Sytë na shkuan menjëherë te kombinimi i ngjyrave.

https://www.instagram.com/p/CNv598kMFWZ/?utm_source=ig_web_copy_link

Një çantë gati identike aktualisht shitet me 79 mijë dollarë. Këtë të hënë, ajo e e bëri çantën aksesorin kryesor të pamjes së saj,  duke e veshur atë me një parukë ombre të kaltër në gjatësi të belit, xhinse të errëta të ngushta, një korse ‘Vivienne Westwood’ vathë dekorativë Schiaparelli dhe taka të bardha.

https://www.instagram.com/p/CN3xzqis8Lc/?utm_source=ig_web_copy_link

Nuk është hera e parë që prodhuesja e hitit “WAP” i kombinohen flokët me çantën e saj. Në shkurt të vitit 2020, ajo i la të gjithë pa fjalë me një bisht super të gjatë ngjyrë vjollcë që kombinohej në mënyrë të përsosur me çantën e saj.

https://www.instagram.com/p/B8poS-MgvwV/?utm_source=ig_web_copy_link