Ben dhe Eran, të cilët kanë kanalin Lost Adventures në Youtube, zbuluan një thesar të vërtetë të fshehur në një bunker nëntokësor në Surrey të Anglisë. Ata u futën në një ndërtesë, të cilën e kishin piketuar vite më parë dhe u përballën me një koleksion të makinave të vjetra.








Ata gjetën makina të markave të ndryshme, si Bentley e të tjera. Ata gjetën aty edhe një Proton Perdana, e cila i përkiste Mahathir Mohammad, ish-kryeministrit të Malajzisë. “Këto makina nuk mund t’i shihni kurrë në rrugë, edhe nëse dikush do t’i blinte ato. Kjo është një çmenduri”,-thanë djemtë.
Ndërkaq ju shuajmë një kuriozitet. Së fundmi, policia arrestoi me dhunë pronarët e makinave luksoze që morën pjesë në një paradë në Moskë, në një goditje kundër shfaqjeve ekstravagante të pasurisë. Pamjet tregojnë forcat e policisë që morën me dhunë shoferët e pasur teksa ekspozonin makinat e tyre perëndimore në rrugët e Moskës, në një periudhë kur me mijëra ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë.