Gossip Showbiz

G-Bani ngjall dyshime për një romancë të re me një postim misterioz? “Jom dashuru…”

Reperi i njohur G Bani ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim intrigues në Instagram. Ai ndau në story një foto të një vajze, identiteti i së cilës nuk u bë i ditur, duke lënë vend për shumë hamendësime.

Në mbishkrimin që shoqëron imazhin, artisti shkruan:

Jom dashuru prej asaj nate

-ndërsa si sfond dëgjohet kënga e njohur e Dafina Zeqirit, “Për Ty”.

Ky gjest ka nxitur menjëherë reagime në rrjet, me ndjekës që spekulojnë nëse bëhet fjalë për partneren e re të reperit, apo ndoshta për një paralajmërim të një projekti të ri muzikor që pritet të publikohet së shpejti.