Gossip Showbiz

G-Bani nuk e lë të qetë Gjestin, pse?

Pas rikthimit të tij në shtëpinë e “BBVA”, G-Bani duket se ka ndryshuar qasjen ndaj Gjestit. Dyshja, e cila më parë ka pasur momente tensionesh, tani po komunikon me një qetësi dhe mirëkuptim më të madh.

Gjatë një bisede në oborr, G-Bani e pyeti Gjestin për arsyen pse e kishte rikthyer sërish në lojë. Përgjigjja e reperit ishte e drejtpërdrejtë:

Se mrena je i mirë, di me vërejtë shumë mirë

Ky moment ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke sugjeruar mundësinë e një dinamike të re mes tyre. Sjellja e ndryshuar e G-Banit dhe vlerësimi i Gjestit për të japin shenja se raporti i tyre mund të evoluojë ndryshe nga sa është parë më parë.

Do të vazhdojë kjo qasje pozitive mes tyre apo do të ketë sërish tensione? Kjo mbetet për t’u parë në episodet e ardhshme.