Gal Gadot ka ndarë detaje nga lufta e saj për jetën, e cila u zhvillua në mars të vitit të kaluar.
Aktorja përjetoi komplikime gjatë shtatzënisë dhe përfundoi me një operacion për shkak të mpiksjes së gjakut në tru.
Ajo u diagnostikua me trombozë venoze cerebrale në muajin e tetë të shtatzënisë, pas disa javëve vuajtjeje nga dhimbje koke të padurueshme.
Gadot ka rrëfyer se ndjeu frikë të madhe dhe përjetoi “frikën e vdekjes.” Ajo theksoi rëndësinë e kontrollimeve të rregullta, duke shtuar:
Nëse dikush kudo në botë has të njëjtin problem dhe dëgjon historinë time, ata do të dinë se duhet të kontrollohen.
Sipas aktorës, gjithçka nisi me dhimbje koke të forta që zgjatën për tre javë.
Kisha një mpiksje gjaku në tru dhe një të madhe. Në fakt, tre. Kisha tre mpiksje
Gadot bëri apel për njerëzit të dëgjojnë trupat e tyre dhe të mos hezitojnë të bëjnë kontrolla shëndetësore.