George Clooney, 64-vjeç, ka marrë shtetësinë franceze, duke iu bashkuar bashkëshortes Amal dhe binjakëve të tyre 8-vjeçarë, Alexander dhe Ella.
Edhe pas 400 ditësh kursesh gjuhe, aktori pranon se nuk flet mirë frëngjishten, por thekson se e do kulturën dhe privatësinë që ofron Franca.
Çifti, i martuar që nga viti 2014, ka investuar miliona në prona në jug të Francës, përfshirë një fermë verë pranë Cannes, ku gjejnë paqen dhe privatësinë me familjen e tyre. Clooney ka thënë se adhuron rregullat e privatësisë në Francë, ku fëmijët nuk shoqërohen nga paparacët në shkolla.
Aktori dhe grua e tij, Amal, kanë lidhje të forta me Evropën, duke zotëruar prona edhe në Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Përveç karrierës së suksesshme në film, George është një prej personave më të pasur në Hollywood dhe një donator i njohur i Partisë Demokratike në SHBA.
Me këtë shtetësi të re, Clooney dhe familja e tij synojnë të jetojnë më qetësisht larg syrit të publikut, duke kombinuar luksin me privatësinë që ata vlerësojnë kaq shumë.