Gossip

Cili është vendimi surprizë i George Clooney që po trondit Hollywood-in?

George Clooney ka befasuar publikun me një deklaratë të pazakontë për të ardhmen e karrierës së tij në film.

Aktori 63-vjeçar ka zbuluar se nga viti 2026 e tutje do të përfshijë një klauzolë të veçantë në kontratat e tij, e cila do t’i ndalojë skenat e puthjes në ekran me aktore të tjera.

Në një intervistë për Daily Mail, Clooney pranoi se ky vendim është marrë në mirëkuptim të plotë me bashkëshorten e tij, Amal Clooney.

Po përpiqem të ndjek shembullin e Paul Newman. Nuk do të puth më asnjë vajzë në filma

-u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se kjo zgjedhje lidhet me respektin ndaj martesës së tij.

Në fakt, Clooney nuk ka qenë kurrë i njohur për skena intensive romantike. Në sagën “Ocean’s” ai nuk ka shkëmbyer asnjë puthje me Julia Roberts, ashtu siç ndodhi edhe në filmat “Out of Sight” me Jennifer Lopez apo “Intolerable Cruelty” me Catherine Zeta-Jones.

Vendimi i tij vjen në një periudhë kur prania e aktorit në kinema është reduktuar ndjeshëm. Që prej momentit kur u bë baba i binjakëve Ella dhe Alexander, tetë vite më parë, Clooney ka zgjedhur projekte më të pakta dhe role më selektive.

Vetë aktori e ka bërë të qartë se nuk synon më të luajë role romantike.

Jam 63 vjeç, nuk kam pse të konkurroj me aktorë 25-vjeçarë. Kjo nuk është më puna ime

-ka deklaruar ai më herët, një qëndrim që tani duket se po e zbaton plotësisht.