Celebrities Gossip Showbiz

Gerta dhe G-Bani në debat të ashpër! Ky i fundit hedh rrobat dhe sendet në tokë…

Një përplasje e fortë ka shpërthyer mes G Banit dhe Gertës në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, pas një kërkese të G Banit për të ruajtur privatësinë e tij dhe për të mos prekur sendet personale.

Konflikti filloi pas një incidenti të mëparshëm mes G Banit dhe Gjestit, ku ky i fundit kishte prekur jastakun e G Banit pas një mosmarrëveshjeje.

Gerta, e cila përpiqej të mbrojë Gjestin, i tha G Banit se prekja e jastakut nuk ishte diçka e rëndë, por kjo nuk e qetësoi aspak situatën. Debati u intensifikua me shkëmbim fjalësh të ashpra, duke u përshkallëzuar më tej.

Në një moment të tensionuar, G Bani hodhi të gjitha rrobat e Gertës në tokë, përfshirë edhe sendet e saj personale që ndodheshin në krevat.

Por Gerta e surprizoi të gjithën me reagimin e saj të qetë. Ajo tha se nuk kishte asgjë të keqe në atë që kishte ndodhur dhe se do t’i mbledhë gjërat, duke treguar një durim të jashtëzakonshëm përballë tensioneve.