Gossip Showbiz

Gerta dhe Gjesti në një debat të tensionuar: “E ke dëmtuar shumë atë…”

Gerta ka zhvilluar një debat të ashpër me Gjestin në lidhje me marrëdhënien e tij me Eglin. Ajo ka shprehur shqetësimin e saj se vajza ka mbetur ende në shtëpi, duke e konsideruar të panevojshme qëndrimin e saj atje.

Gerta e ka akuzuar Gjestin se po e dëmton Eglin, duke i dhënë shpresa të kota dhe duke e torturuar emocionalisht.

Në një moment të ngarkuar, Gerta iu drejtua Gjestit duke e kritikuar për mënyrën se si po trajton vajzën, duke thënë:

Po ta dish, që ti do e nxjerrësh Eglin nga shtëpia. Ajo pa ty ishte askush, nuk ka arritur asgjë këtu. Nuk e di pse ajo rri ende, por është vetëm për shkak të teje. E ke dëmtuar shumë atë vajzë.

Për më tepër, Gerta ka vënë në dukje kontradiktat e sjelljeve të Gjestit, duke theksuar se ai po kritikon lidhjet e tjera, ndërkohë që ai vetë po i ofron Eglit shpresa të pavërteta, duke i qëndruar afër dhe duke i dhënë mesazhe të paqarta.

Gerta ka bërë thirrje që Gjestin të marrë një vendim të qartë për të mos e lënë vajzën në një gjendje emocionale të pasigurt.