Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Gertës dhe Rozanës në dhomën e grimit, ku tensioni arriti kulmin, duke shkaktuar ndërhyrjen e Valbonës me tone të larta. Përplasja u intensifikua edhe në zonën e dushit, ku Rozana e ndoqi Gertën duke shkëmbyer akuza të ndërsjella. Gerta i tha Rozanës:
Shko merri ilaçet
– ndërkohë që kjo e fundit iu përgjigj duke shpjeguar se i merr ato për shkak të shtatzënisë që artistja dëshiron kaq shumë.
Situata u përshkallëzua më tej kur Gerta spërkati Rozanën me ujë në fytyrë, duke e lagur plotësisht. Rozana kërkoi që Gerta t’i fshinte fytyrën me një peshqir, por kjo e fundit e injoroi dhe vazhdoi me dushin.
Pas kësaj, Rozana u pa e përlotur dhe e prekur emocionalisht nga përplasja.
Ajo paralajmëroi Gertën për pasojat, duke i thënë:
Kësaj here do të dalësh me zarf të zi.