Tech

Gërvishtje në modelet iPhone 17?/Reagon Apple!

Pasi thuhet se janë vërejtur gërvishtje në modelet iPhone 17 Pro, iPhone 17 Pro Max dhe iPhone Air të ekspozuara në lokacione të ndryshme të Apple Store, gjigandi i teknologjisë vjen me një reagim. Modelet të kaltër të errët tregojnë gërvishtje, ndërsa i njëjti problem është shfaqur për iPhone Air të zi. Apple thotë se gërvishtjet nuk janë aspak gërvishtje dhe se thjesht duhet të pastroni zonën e prekur për t’i larguar ato që duken si gërvishtje. Nëse hasni probleme me gërvishtjet ose, siç thotë Apple, materialet, lajmi i mirë është se nuk do të ketë asnjë ndikim në mënyrën se si funksionon iPhone juaj.

Nga kompania Apple ka ardhur një njoftim i rëndësishëm që lidhet me softuerin iOS 26. Apple më në fund e ka pranuar atë që përdoruesit e iPhone-it tashmë e kanë vënë re pas çdo përditësimi të madh të sistemit operativ; instalimi i versionit më të ri iOS 26 do të ndikojë përkohësisht në kohëzgjatjen e baterisë. Megjithatë, nga kompania qetësojnë përdoruesit duke theksuar se kjo është një dukuri normale dhe nuk duhet të shkaktojë shqetësim.

Arsyeja përse bateria konsumohet më shpejt qëndron në faktin se pas përditësimit nisin shumë procese në sfond. Ndër to janë indeksimi i të dhënave, shkarkimi i burimeve shtesë për funksione të reja dhe përditësimi automatik i aplikacioneve. Apple thekson se kjo është një çështje e përkohshme dhe funksionimi i baterisë do të kthehet në normalitet pas disa ditësh, kur të përfundojnë të gjitha proceset.

Apple ka kohë që përflitet se do të përgatisë një MacBook të ri me një çip iPhone dhe një çmim më të ulët dhe duket se do të hyjë në prodhim masiv së shpejti. Një model MacBook më i përballueshëm, i mundësuar nga një procesor i serisë A, mund të hyjë në prodhim në tremujorin e katërt të këtij viti, sipas analistit të zinxhirit të furnizimit të Apple, Ming-Chi Kuo. Kjo do të thotë që Apple mund të lansojë MacBook, me një çmim të përfolur prej 599 dollarësh, në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2026.