Supermodelja Gigi Hadid ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta për ditëlindjen e pestë të vajzës së saj, Khai Malik, të cilën e ka me ish-partnerin Zayn Malik.
Nëpërmjet një serie postimesh në Instagram Stories, 30-vjeçarja publikoi foto të papara më parë, duke treguar kujtime të ëmbla me të voglën.
Në një nga imazhet më prekëse, Gigi shfaqej në një stallë kuajsh pranë Khai-t, ndërsa shkroi:
Vajza ime mbush 5 vjeç sot. Gëzuar ditëlindjen dashurisë dhe dhuratës sime më të madhe.

Vogëlushja kishte të veshura çizme rozë kauboj dhe një xhaketë xhins, duke i dhënë një pamje të adhurueshme ditës së saj të veçantë.
Hadid ndau gjithashtu kujtime nga periudha e shtatzënisë dhe foto të tjera të përbashkëta, por gjithmonë pa e zbuluar fytyrën e Khai-t, duke ruajtur privatësinë e saj.
Në një intervistë për “Vogue”, Gigi ka theksuar se përpiqet të gjejë ekuilibrin mes ndarjes së momenteve të veçanta dhe ruajtjes së intimitetit të vajzës:
Nuk mendoj se do të ishte e ndershme të mos postoja asgjë për Khai-n, por as nuk dua ta privoj nga qetësia e saj.

Ajo foli gjithashtu për marrëdhënien e shëndetshme të bashkëprindërimit me Zayn Malik, duke shpjeguar se planifikojnë oraret e kujdestarisë me muaj dhe e mbështesin njëri-tjetrin me respekt.
Pas ndarjes nga Zayn, me të cilin ishte në një lidhje për gjashtë vjet, Gigi prej vitit 2023 është në një marrëdhënie me aktorin Bradley Cooper.